Arsenal-PSG/ Luhet pas pak gjysmëfinalja e parë në Londër, zbulohen formacionet

Mbrëmjen e sotme nisin gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve me një përballje interesante mes dy skuadrave që nuk e kanë fituar kurrë këtë trofe: Arsenal dhe Paris Saint-Germain. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Emirates” dhe premton spektakël, me të dy ekipet që kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën drejt finales së madhe.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, nuk ka rezervuar ndonjë surprizë në formacionin titullar. Ai ka lënë jashtë Lucas Hernandez, Barcola dhe Zaire-Emery, duke preferuar të hedhë në fushë Doue, Fabian Ruiz dhe Pacho.

Në krahun tjetër, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka besuar një treshje sulmuese të përbërë nga Trossard, Martinelli dhe Saka. Mungojnë Calafiori dhe Jorginho, ndërsa Thomas Partey është i pezulluar. Në pankinë janë grumbulluar disa lojtarë të rinj nga akademia.

Arsenal (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly; Odegaard, Rice, Merino; Saka, Trossard, Martinelli.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Ruiz, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.

 

SHKARKO APP