Arsenali bën gati revolucion në verë, ja 3 yjet që pritet të largohen

Në shtëpinë e Arsenalit pritet që të ketë një revolucion të vërtetë në merkaton e skuadrës. As afrimi i Artetës nuk ka mundur të ndryshojë situatën e skuadrës londineze që mban vendin e 10-të në renditje me 31 pikë.

Prej ditësh po përflitet për një rikthim të mundshëm të Wenger në rol drejtuesit, ndërkohë që po mendohet për disa largime të bujshme. Arteta po mendon për disa largime duke filluar nga Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil.

Asnjëri prej tyre nuk ka arritur që ta bindë ish-ndihmësin e Guardiolës në këtë periudhë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP