Arsenali e nis me fitore Championsin, PSV befasohet nga Saint-Gilloise

Ka nisur faza e re e Champions League me një grup unik dhe surprizat nuk kanë munguar që në javën e parë. Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë kundër Athletic Bilbao, ndërsa PSV është mundur në Eindhoven nga Union Saint-Gilloise me rezultatin 1-3.

Athletic Bilbao – Arsenal 0-2

Skuadra e Mikel Artetës ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë tre pikë të arta në “San Mamés”. Londinezët u përpoqën të shfrytëzonin që në fillim forcën e Gyökeres, i cili pavarësisht një dëmtimi në kokë, rrezikoi disa herë. Pas një pjese të parë pa gola, gjithçka u zhbllokua në minutën e 72’: Martinelli, sapo i futur në fushë, realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë të udhëhequr nga Trossard. Bilbao tentoi të reagojë, por në minutën e 87’ erdhi goditja përfundimtare: këtë herë Martinelli asistoi dhe Trossard shënoi golin e dytë. Arsenal fiton 2-0 dhe nis në mënyrë perfekte aventurën evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSV-Union Saint-Gilloise 1-3

Swiss Digital Mobile Reklama

PSV përjetoi një debutim të hidhur në shtëpi, teksa u mposht bindshëm nga belgët e Union Saint-Gilloise. Sfida u hap që në minutën e 9’, kur David realizoi me penallti. Në minutën e 39’, Hadj dyfishoi rezultatin, duke e çuar PSV-në të shokuar në pushim. Në pjesën e dytë, skuadra belge administroi dhe në minutën e 81’ vulosi fitoren me golin e Mac Allister. Holandezët arritën vetëm golin e nderit në minutën e 90’, me Ruben van Bommel, djalin e ish-yllit Mark.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?