Arsenali eliminon Napolin, kualifikohen edhe Chelsea me Frankfurtin (VIDEO)

Arsenali, Chelsea, Frankfurti dhe Valencia janë katër skuadrat që kanë siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Europa League. “Topçinjtë” e Londrës fituan edhe në ndeshjen e kthimit 1-0 ndaj Napolit, duke arritur që të kalojnë në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Ndeshjen do ta vendoste një gol i shënuar nga Alexandre Lacazette në minutën e 36-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfektë.

Skuadra angleze do të përballet në gjysmëfinale me Valencian. Këta të fundit fituan 2-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Villareal me gola të shënuar nga Lato në minutën e tretë dhe Parejo në fillimin e pjesës së dytë.

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

Chelsea është kualifikuar pas fitores së vështirë 4-3 në duelin e kthimit ndaj Slavias së Pragës, pasi kishte fituar minimalisht sfidën e parë. Dy herë Pedro, Giroud, dhe një autogol i Simon Delit vendosën  për suksesin e pjesës së parë, ndërkohë që Soucek shënoi golin e vetëm. Në fraksionin e dytë, skuadra çeke do të shënonte dy gola të tjerë me Petr Sevcik, por pa mundur që të barazonte.

Në gjysmëfinale Blutë e Londrës do të përballen me Frankfurtin që fitoi 2-0 ndaj Benficës, duke përmbysur humbjen 4-2 në ndeshjen e parë. Kostic dhe Rode ishin dy autorët e golave për ekipin gjerman. /R.Lika-Koha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?