Arsenali favorit për të triumfuar në Champions League, ja kuotat e Opta
Pas ndeshjeve të para të çerekfinaleve, gara për Champions League ka nisur të marrë një formë më të qartë. Sipas projeksioneve më të fundit të Opta, disa nga skuadrat e mëdha të Europës janë tashmë shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale.
Ndër ekipet më në formë spikat Paris Saint-Germain, që ka mbi 84% shanse për të kaluar në gjysmëfinale. Skuadra franceze vlerësohet gjithashtu me 34.73% mundësi për të fituar gjysmëfinalen dhe 16.01% për të triumfuar në fund.
Shifra të larta paraqet edhe Bayern Munich, i cili ka rreth 86.92% gjasa për të eliminuar Real Madrid dhe për të avancuar më tej në kompeticion.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për fituesin e mundshëm të trofeut, në krye të parashikimeve qëndron Arsenal. “Topçinjtë” konsiderohen favoritët kryesorë me 36.32% mundësi për të fituar për herë të parë Champions League. Menjëherë pas tyre renditet Bayern Munich, me afro 29% shanse për triumfin final.
Në anën tjetër, situata paraqitet shumë më e vështirë për Sporting CP, i cili ka vetëm 1.20% probabilitet për të ngritur trofeun në fund të këtij edicioni, që do të kulmojë me finalen në Budapest.

KOHA JONË SONDAZH

