Arsenali fiton 3-0 kundër Nottingham! Postecoglou debuton me humbje

Arsenali mposhti 3-0 Nottinghamin për sfidën hapëse në raundin e katërt të Premier League. Skuadra e Mikel Artetës kishte gjithë kohës kontrollin e lojës, duke bërë që trajneri Ange Postecoglou të debutonte me humbje te miqtë. Ndeshja u zhbllokua pas 32 minutave lojë nga supergoli i Martin Zubimendit. Në zhvillimet e një këndoreje, sfera mbeti në hyrje të zonës dhe spanjolli nuk u mendua dy herë duke lëshuar një ‘predhë’ me të djathtën fluturimthi, për ta ndalur në rrjetë.

Nisja e fraksonit të dytë solli edhe golin e dytë për vendasit. Eze, në pozicion të rregullt edhe pas kontrollit me VAR, asistoi për Gyokeres që nuk gaboi me portën e boshatisur dhe ‘arkivoi’ tri pikët.  Ndeshja do vulosej 11 minuta para fundit, kur Trossard asistoi për Zubimendin dhe ky i fundit paçka se më shtatshkurtëri në fushë, shënoi me kokë golin e dytë personal në këtë duel.

Pas katër takimeve këtë fillim sezoni, Arsenal me tre fitore dhe një humbje ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me nëntë pikë. Nottingham me katër pikë mbetet në pozitën e 11-të. Javën e ardhshme Arsenal pret Man. Cityn, ndërsa Nottingham luan në fushën e Burnleyt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?