Arsenali fiton derbin e Londrës ndaj Tottenhamit, vendos mbrojtësi Gabriel (VIDEO)

Arsenali rikthehet të fitoret në derbin e Londrës, duke marrë një sukses minimal 1-0 ndaj Tottenhamit. Skuadra e Artetës vijon të mbetet në ndjekje të City-it kryesues me 10 pikë, 2 më pak se “qytetarët”.

Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar në mesin e pjesës së dytë. Në minutën e 64-të, Gabriel kërcen mjaft mirë me kokë brenda zonës dhe e dërgon topin në rrjetë.

Arsenali e administroi më së miri rezultatin deri në fund, duke marrë 3 pikë me shumë vlerë. Tottenhami ndërkohë mbetet disi larg pasi ka vetëm 4 pikë në 4 javë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP