Rio Ferdinand i mahnitur nga Yamal: Nuk kam parë kurrë një të tillë në këtë moshë!

Lamine Yamal në moshën 17 vjeç e 241 ditë, u bë lojtari më i ri në historinë e Champions League që shënon një gol dhe jep një asist në një ndeshje të kompeticionit më të mirë europian.

Një mbrëmje që mahniti edhe ish-mbrojtësin e Manchester United dhe kombëtares angleze, Rio Ferdinand.

“Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në jetën time në këtë moshë. Askush nuk e bën atë që bëri në të njëjtin nivel dhe me kaq konsistencë!”, ka shkruar ish-qendërmbrojtësi në profilin e tij në X.

 

SHKARKO APP