Arsenali fiton me 5 gola ndaj Burnley-it, Tottenhami mundet nga Wolves
Arsenali ruan ritmin e Liverpoolit dhe merr një fitore 5-0 në transfertën ndaj Burnley-t. Skuadra e Artetës gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës që në minutën e katërt me anë të kapitenit Odegaard, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Bukayo Saka që ekzekutoi saktë një penallti.
Në pjesën e dytë Arsenali shënoi tre herë të tjera me anë të Saka, Trossard dhe Havertz.
Tottenham ndërkohë pësoi një humbje 1-2 nga Wolves. Joao Gomes shënoi dy herë për “ujqërit” e drejtuar nga Gary O’Neal, ndërsa për vendasit shënoi Kulusevski për barazimin e përkohshëm.
KOHA JONË SONDAZH

