Arsenali fiton me përmbysje ndaj Liverpoolit, e ndihmojnë dy gabime (VIDEO)

Arsenal ka fituar 2-1 me përmbysje Liverpool-in në javën e 36-të të Premier League. Kampionët e Anglisë e nisën mjaft mirë, pasi kaluan në avantazh në minutën e 20-të me Mane.

Reagimi i Topçinjve ka ardhur në harkun e 12 minutave falë dy gabimeve të miqve. Një top i humbur nga Van Dijk i dha mundësinë Lacazette-s të barazojë ndeshjen në minutën e 32-të.

Gabimi tjetër ishte nga portieri Alisson duke i dhuruar mundësinë Nelson që të shënonte. Arsenal ngjitet në vendin e nëntë, tri pikë larg zonës Europa League dhe gjashtë larg zonës Champions League kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

SHKARKO APP