Arsenali fiton me poker derbin e Londrës ndaj Tottenhamit (VIDEO)

Arsenal mori një fitore të thellë 4-1 ndaj rivalit të qytetit, Tottenham Hotspur, në ndeshjen e javës së 27-të të Premier League.

Gunners kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të me një gol të Eberechi Eze, pas asistit të Bukayo Saka. Tottenham reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 34-t me Randal Kolo Muani.

Në fillim të pjesës së dytë, Viktor Gyökeres realizoi golin e dytë për Arsenal me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, ndërsa Eze shënoi golin e tretë në minutën e 61-t. Suksesi u vulos në minutën e 90+4, kur Gyökeres realizoi golin e katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në kuotën e 61 pikëve dhe mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme, 5 pikë përpara Manchester City, ndërsa Tottenham mbetet në vendin e 16-të me 29 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?