Arsenali fiton me spektakël në frymën e fundit ndaj Newcastle
Asisti i Tonalit për golin e Woltemade nuk mjaftoi për Newcastle-in, pasi Arsenali realizoi një përmbysje spektakolare në minutat e fundit të ndeshjes në “St. James’ Park”.
“Magpies” kaluan përkohësisht në avantazh me ish-sulmuesin e Stuttgart-it, por në një fund të çmendur të sfidës, brenda vetëm 12 minutash, “Topçinjtë” e përmbysën rezultatin në favorin e tyre.
Vendimtar ishte devijimi i Merinos dhe goditja me kokë e Gabriel në minutën 90’+6, gjatë kohës shtesë prej tetë minutash të dhëna nga gjyqtari.
Në fund, zhgënjim i madh për trajnerin Eddie Howe, ndërsa Mikel Arteta shpërtheu në festë me skuadrën e tij, që tani ngjitet në vendin e dytë të renditjes, vetëm dy pikë larg Liverpool-it kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

