Arsenali fiton pastër ndaj Aston Villas, ndjek City-in me pikë të plota
Sporti E Shtunë, 24 Gusht 2024 20:53
Arsenali ka arritur fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Aston Villa-s në javën e dytë të Premier League. Një hakmarrje për Topçinjtë, duke parë se i humbi të dy përballjet e sezonit të kaluar kundër skuadrës së Emery.
Goli që zhbllokoi ndeshjen erdhi në minutën e 67-të nga Trossard, i cili kishte vetëm dy minuta në fushë. 10 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për ekipin e Arteta-s me një goditje nga jashtë zone të Partey.
KOHA JONË SONDAZH

