Arsenali kërkon një spanjoll për pankinën, akordi gjithnjë e më pranë

Arsenali vijon të jetë në kërkim të një trajneri që t’i besojë drejtimin e ekipit, pas shkarkimit të spanjollit Unai Emery, ndërsa sipas mediave londineze, së fundi “topçinjtë” janë shumë pranë zgjidhjes së emrit të ri.

Bëhet fjalë për një tjetër spanjoll, Mikel Arteta, i cili aktualisht është ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City dhe është vlerësuar shumë nga ish-tekniku i Barcelonës.

Arteta ka mbajtur veshur fanellën e Arsenalit për 5 sezone (2011-2016) dhe drejtuesit kanë nisur punën për ta bindur për një rikthim në “Emirates Stadium”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave në Londër, këtë javë pritet edhe një takim final, ku do të diskutohen detajet e fundit të marrëveshjes dhe Arteta pritet të ulet në pankinën e “topçinjve” para ndërrimit të viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for arteta arsenal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?