Arsenali mbret i Anglisë pas 22 vitesh, përfiton nga ndalesa e City-it

Një rezultat që pakkush e kishte parashikuar ka vulosur matematikisht triumfin e Arsenalit në Premier League. Barazimi 1-1 i Manchester Cityt ndaj Bournemouth në javën e parafundit i dha fund çdo dileme për garën e titullit, duke bërë që Arsenali të shpallet zyrtarisht kampion i Anglisë. Golin e parëctë ndeshjes së sotme e shënoi Eli Kroupi me një goditje fantastike me të djathtën në trekëndësh, por në shtesë Haaland barazoi me të majtën, por nuk kishte më kohë për të përmbysur gjithçka.

Skuadra londineze rikthehet kështu në majën e futbollit anglez pas një pritjeje të gjatë, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me stabilitet, vazhdimësi dhe karakter kampioni. Për tifozët e “Topçinjve”, ky është momenti i shumëpritur pas viteve të zhgënjimeve dhe garave të humbura në metrat e fundit.

Ky titull ka një domethënie të veçantë, pasi është kampionati i parë i Arsenalit që nga sezoni 2003/04, kur skuadra legjendare e drejtuar nga trajneri francez Arsene Wenger hyri në histori si “The Invincibles”, duke fituar Premier League pa pësuar asnjë humbje gjatë gjithë sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total, Arsenali tashmë numëron 14 tituj kampionë të Anglisë, duke mbetur ndër klubet më të suksesshme në historinë e futbollit anglez. Titujt e tyre janë fituar në epoka të ndryshme, nga dominimi i viteve ’30, te suksesi i madh në fundvitet ’80 e fillimin e viteve 2000.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga “The Invincibles” e vitit 2004 te kurora e re kampione, pritjes së gjatë i erdhi fund, topcinjtë janë sërish në majën e Anglisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?