Arsenali me tjetër “fytyrë” në kampionat, ngec ndaj Brentfordit

Arsenali duket me mendje në Champions League, ndërsa ëndrra për titullin e Premier League po zbehet gjithnjë e më shumë. Në ndeshjen e javës së 32-të, “Topçinjtë” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në “Emirates” ndaj Brentford, një hap fals që mund t’i kushtojë shtrenjtë në fund.
Përpjekjet e Arsenalit u shpërblyen në minutën e 60-të, kur Thomas Partey shënoi një gol të bukur pas një asisti preciz nga Declan Rice. Por avantazhi zgjati vetëm pak: në minutën e 73-të, Yoane Wissa realizoi me një goditje të zgjuar, duke rikthyer baraspeshën për Brentford.
Me këtë rezultat, Arsenal ngel në vendin e dytë me 63 pikë, 10 më pak se Liverpool që kryeson renditjen. “The Reds” mund ta thellojnë diferencën në 13 pikë nëse fitojnë nesër ndaj West Ham-it në “Anfield”.