Arsenali mund Çelsin me golin e një shqiptari, në finale e pret Siti (VIDEO)
Arsenali është finalisti i dytë i “Carabao Cup” në Angli. “Topçinjtë” e Londrës mposhtën në ndeshjen e kthimit Çelsin duke siguruar një biletë për në finalen e madhe ku do të përballen me Mançester Sitin.
Skuadra e Kontes e nisi mjaft mirë duke gjetur golin e avantazhit me Hazard që në minutën e 7-të, por vendasit do të barazonin shumë shpejtë pas 5 mnutash. Këtë herë ishte sërish një lojtar i Çelsit, Rudiger, që e dërgoi topin në portën e tij.
Në pjesën e dytë është Granit Xhaka që shënon golin e avantazhit dhe të fitores. Finalja e “Carabao Cup” do të zhvillohet me 25 shkurt. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

