Arsenali mund Chelsea-n dhe shkon në finalen e Carabao Cup

Arsenali pret biletën për në finalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi regjistroi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelsea-t në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, e zhvilluar në “Emirates Stadium”.

“Topçinjtë” vinin me avantazh nga përballja e parë në “Stamford Bridge”, ku kishin triumfuar 3-2, duke e mbyllur kështu çiftin me rezultatin e përgjithshëm 4-2 dhe duke siguruar kualifikimin.

Takimi u karakterizua nga ekuilibri dhe mungesa e rasteve të shumta, me të dy portierët që u dalluan në disa momente vendimtare për të mbajtur të paprekura portat e tyre. Ndeshja nuk mungoi as me polemika, pasi pati episode të diskutueshme në zonë, ku të dyja skuadrat kërkuan penallti, por arbitri vendosi të mos akordojë asnjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i vetëm i takimit u shënua në sekondat e fundit, kur Kai Havertz realizoi në minutën e shtatë të shtesës (90+7), pas një pasimi të saktë nga Declan Rice, duke vulosur fitoren e Arsenalit dhe kualifikimin në finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aktin final, Arsenali do të përballet me fituesin e çiftit Manchester City-Newcastle, me ndeshjen e kthimit që luhet nesër dhe ku qytetarët kanë fituar 2-0 në duelin e parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?