Arsenali projekton një skuadër të frikshme për sezonin e ardhshëm, ja formacioni

Arsenali është duke përgatitur një merkato verore shumë aktive me synimin për të forcuar ndjeshëm skuadrën dhe për të fituar më në fund titullin e Premier League. Sipas raportimeve nga “SunSport”, drejtori i ri sportiv i klubit, italiani Andrea Berta, ka hartuar një plan ambicioz që përfshin tre përforcime të mëdha: një sulmues qendre, një mesfushor mbrojtës dhe një anësor cilësor.

Klubi londinez është i bindur për transferimin e mesfushorit spanjoll Martin Zubimendi nga Real Sociedad për një shumë rreth 50 milionë paundësh. Zubimendi ka shkëlqyer këtë sezon, dhe shihet si zëvendësuesi ideal për Jorginho dhe Thomas Partey, që pritet të largohen si lojtarë të lirë në verë.

Në sulm, Arsenali është i fokusuar te Viktor Gyokeres, “bomberi” i Sporting Lisbonës, i cili ka regjistruar statistika mbresëlënëse: 43 gola dhe 11 asistime në 43 ndeshje këtë sezon. Klauzola e tij e lirimit është rreth 83.6 milionë paundë.

Ndërkohë, për krahun e sulmit, objektivi kryesor është ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams, që ka spikatur si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës në Euro 2024. Klauzola e tij e lirimit thuhet së është rreth 49 milionë paundë.

Arsenal's predicted 2025/26 starting XI.

 

SHKARKO APP