Arsenali sfidon Liverpoolin, bën gati ofertën për yllin e Real Madridit
E ardhmja e Rodrygo te Real Madrid është në pikëpyetje. Sulmuesi 24-vjeçar, dikur pjesë kyçe e sulmit madrilen, po gjen gjithnjë e më pak hapësira nën drejtimin e Xabi Alonso, për shkak të konkurrencës së fortë në repartin ofensiv. Kjo situatë ka bërë që ai të mendojë për një aventurë të re jashtë “Santiago Bernabeu”-s.
Në Premier League interesimi është i madh. Sipas “Caughtoffside”, Liverpool e ka vendosur brazilianin si alternativën kryesore nëse nuk arrin të transferojë Alexander Isak nga Neëcastle. Arsenal ndërkohë e sheh Rodrygon si plan B në rast se dështon pista Eberechi Eze nga Crystal Palace, megjithatë londinezët do të duhet fillimisht të shesin një lojtar nga krahu i majtë.
Tottenham, pas largimit të Son Heung-min në MLS, ka nisur kontaktet me agjentët e lojtarit për të testuar gatishmërinë e tij. Edhe Manchester City nuk e ka harruar, me Pep Guardiola që do të dëshironte të rikthehej te një marrëveshje që dikur nuk u realizua, madje është përfolur për një shkëmbim me Rodri, por ideja nuk ka entuziazmuar kampionët e Anglisë.
Real Madrid nuk e përjashton shitjen: kërkon 90-100 milionë euro, dhe një ofertë në kufirin e sipërm mund të mbyllë marrëveshjen. Nga Arabia Saudite, Al-Nassr ka shprehur gatishmëri për të plotësuar kërkesat, por Rodrygo preferon të mbetet në Evropë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

