Arsenali vijon rrugëtimin perfekt në Champions, Napoli ngec ndaj Frankfurtit

Arsenali vazhdon marshimin perfekt në Champions League, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në fazën e grupeve. Skuadra e Mikel Artetës triumfoi bindshëm në transfertë ndaj Slavia Prague me rezultatin 0-3, në një mbrëmje ku gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte për londinezët.

Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga Bukayo Saka dhe dy herë nga Mikel Merino. Avantazhi erdhi në minutën e 30-të, pasi pas një goditjeje këndi, Lukas Provod preku topin me dorë dhe pas verifikimit të VAR-it, arbitri akordoi penallti.

Pjesa e dytë nisi me vrull për anglezët, të cilët dyfishuan menjëherë rezultatin në minutën e 46-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Leandro Trossard asistoi për Mikel Merinon, që nuk fali përballë portierit. I njëjti lojtar vulosi fitoren në minutën e 68-të, pas një kombinimi perfekt me Declan Rice.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli dhe Eintracht Frankfurt ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola 0-0. Të dyja skuadrat kanë tani nga 4 pikë, me gjermanët në vendin e tretë dhe italianët një pozicion më poshtë për shkak të golaverazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?