Arsenalit nuk i mjafton “perla” e Pepe, mundet nga Brighton (VIDEO)

Arsenali konfirmon momentin e errët që po kalon pas rifillimit të sezonit. “Topçinjtë” janë mundur 2-1, me përmbysje në transfertën ndaj Brighton.

Pepe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 67-të me një “perlë” të vërtet me të majtën. Gjithsesi vendasit do të përfitonin si gjithmonë nga përgjumja e mbrojtjes së Arsenalit, për të shënuar golin e barazimit me Dunk.

Në minutën e 5-të të kohës shtesë, Maupay konkretizoi një aksion fantastik të Brighton. Arsenali mban vendin e 9-të në renditje, teksa tashmë duket se i ka thënë lamtumirë synimit për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP