Arteta merr në stol dhe talentin 19-vjeçar shqiptar, Maldin Kaçurri
Tottenham dhe Arsenal po luajnë derbin e Londrës, sfidë kjo e vlefshme për raundin e katërt në Premier League. Në këtë duel trajneri Mikel Arteta i ka bërë edhe një surprizë Maldin Kaçurrit, mbrojtësit të kombëtares shqiptare U-19.
Djaloshi që luan për të rinjtë e Arsenal dhe aktivizohet në qendër të mbrojtjes është një alternativë për Artetan, teksa lojtari qëndron në stol në pritje të debutimit në ligën elitare angleze.
I dalë nga moshat e Fulham, Kaçurri prej verës së 2022 është pjesë e Arsenalit dhe kërkon që të debutojë në futbollin e madh në moshën 18-vjeçare. Djaloshi i të rinjve të Arsenal ka bindur Artetan që ta marrë në ekipin e parë. Numrin 47 ka në fanellë Maldin Kaçurri.