Arteta shpik një tjetër metodë, Arsenali stërvitet me stilolapsa para sfidës me Sportingun

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, vazhdon të surprizojë me qasjet e tij të pazakonta në stërvitje. Spanjolli, i njohur për metodat inovative që prej marrjes së drejtimit të skuadrës londineze, ka prezantuar një tjetër ushtrim të veçantë në prag të ndeshjes kundër Sporting Lisbonës në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Sipas raportimeve nga Anglia, gjatë seancës stërvitore në qendrën sportive të London Colney, lojtarët e Arsenalit janë parë duke u ushtruar me stilolapsa në duar. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte mbajtja në ekuilibër e stilolapsave, ndërsa skuadra punonte në të njëjtën kohë me topin në një rreth, pa humbur kontrollin.

Ky ushtrim i pazakontë synon të rrisë përqendrimin dhe koordinimin sy-dorë të futbollistëve, duke i detyruar ata të fokusohen në dy elementë njëkohësisht dhe të qëndrojnë në sinkron me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë që Arteta përdor metoda kreative. Vetëm pak muaj më parë, ai kishte deklaruar se kërkonte të përmirësonte komunikimin me lojtarët, duke marrë frymëzim nga pilotët e Royal Air Force, të cilët janë të trajnuar për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe të shpejtë në situata kritike.

Swiss Digital Mobile Reklama
Arsenal training with a pen? 😅🖊️

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?