Arthur trondit Barcelonën, braziliani mund të mos luajë më me katalanasit

Një kapitull i ri nis sot në karrierën e Arthur Melos. Mesfushori brazilian është futbollisti më i ri i bardhezinjve, teksa ditën e sotme ka kryer edhe vizitat mjekësore. Një rrugë që do të ndjekë edhe Miralem Pjanic.

Sipas mediave italiane Arthur do të qëndrojë këtë fundjavë në Itali, ndërkohë që duket se ka marrë një vendim ekstrem për të mos luajtur më me Barcelonën deri në fund të sezonit. Sjellja e ekipit blaugrana nuk i ka pëlqyer aspak, teksa në ndeshjet e fundit i ka pasur minutat me pikatore.

Dëshira e tij ishte që të qëndronte në “Camp Nou”, por katalanasit e larguan, ndaj dhe futbollisti nuk është shumë i kënaqur nga ky vendim. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?