As Juventus dhe as Inter, mbrojtësi serb merr vendimin për të ardhmen

Nikola Milenkovic qëndron te Fiorentina. Mbrojtësi serb u kërkua nga Juventusi dhe Interi, por drejtuesit e klubit nga Firence e kanë bindur për të rinovuar kontratën. 24-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2027 me Fiorentinën, ekip ku luan prej verës së vitit 2017.

“Vitin e kaluar isha shumë afër largimit pas dy sezoneve zhgënjyese. Më pas erdhi trajneri Italiano, i cili është vendimtar për këtë rinovim. Klubi ka projekt ambicioz, teksa tifozët më kanë mbushur me dashuri gjatë këtyre viteve.

Objektivi im është të luaj në Champions League me Fiorentinën. Tani ndihem një lider në skuadër”, tha Milenkovic pasi firmosi kontratën e re.

SHKARKO APP