Asambleja e FSHF-së, Duka ironizon qeverinë: Faleminderit që na injoroi për ndihmën financiare!  

Sot kanë nisur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF-së në platformën “online”. Presidenti i FSHF-së Armand Duka renditi sukseset e institucionet e futbollit shqiptar, ndërkohë listoi dhe projektet e ardhshme si ndërtimi i 100 fushave sportive. Duka falënderoi qeverinë për ndërtimin e stadiumit “Air Albania” dhe stadiumin e Kukësit.

“Do të doja të falënderoja dhe qeverinë për bashkëpunimin për ndërtimin e stadiumit të Kukësit dhe për dhënien e truallit për ndërtimin e shtëpisë tonë të futbollit, por dhe për faktin që në këtë kohë pandemie na injoroi dhe e falënderoj për mosbashkëpunimin dhe injorimin që bëri qoftë për ndihmën financiare të personave që punojnë në futbollin shqiptar, por dhe për rinisjen e kampionatit”, deklaroi president i FSHF-së Duka.

SHKARKO APP