Asani protagonist në Azi: I thashë trajnerit që do të shënoja, e parandieja

Jasir Asani i dhuroi fitoren Gëangju-së, në ndeshjen e Champions League të Azisë ndaj Shanghai Shenhua. Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar, u shpreh i lumtur që ndihmoi skuadrën për marrjen e 3 pikëve

“Unë i thash trajnerit se nëse hyj në fushë, unë do të shënoj me prekjen e parë. E thashë këtë sepse e parandieja. Dëshiroj të shënoj më shumë që të ndihmoj ekipin të marrë 3 pikët në çdo ndeshje“, theksoi Asani.

Në pesë ndeshje të luajtura, shqiptari numëron shtatë gola të shënuar, duke i lënë pas të gjithë sa i përket golashënuesve më të mirë.

 

SHKARKO APP