Asani shënon dopietë në Championsin e Azisë, por nuk mjafton (VIDEO)
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në ndeshjen e radhës të AFC Champions League, duke realizuar dy gola për skuadrën iraniane Esteghlal.
30-vjeçari zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të në transfertë ndaj Al-Hussein, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ekzekutuar me stil “panenka”. Në pjesën e dytë, sulmuesi shqiptar shënoi sërish, duke i dhënë përkohësisht avantazhin ekipit të tij me rezultatin 1-2.
Megjithatë, dopieta e Asanit nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Vendasit reaguan në minutat e mbetura, përmbysën shifrat dhe fituan 3-2, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të kompeticionit aziatik.
Me këto dy realizime, Asani e çon në katër numrin e golave në këtë edicion të Champions-it të Azisë, ndërsa në total këtë sezon ka shënuar 13 gola, duke konfirmuar formën e mirë në aspektin personal pavarësisht eliminimit të skuadrës së tij.

KOHA JONË SONDAZH

