Asani: Sylvinho më ndryshoi jetën, në janar do të shkoj ….

Ylli i Kombëtares sontë, Jasir Asani ka dhënë një intervistë për “Cronache Di Spogliato”. Ai ka folur për momentin fantastik që po kalon, trajnerin Sylvinho si dhe për të ardhmen, që duket se do të jetë diku tjetër nga janari.
“Jam i bindur nëse në Tiranë do të kishim “Camp Nou”, shqiptarët do ta mbushnim plot. Jemi të çmendur pas futbollit. Në Shqipëri po na japin një dashuri ekstreme, në rrugë po na quajnë heronj. Kam mesazhet në celular të mbushura, nga mesazhet në Instagram me raste humb dhe ato të familjarëve të mi. Mendoja se Shqipëria nuk do të më thërriste kurrë më, por ja ku jam në moshën 28 vjeçare, në Shqipërinë më të fortë se kurrë.
Sylvinho më ka ndryshuar jetën, më parë asnjë trajner i Kombëtares nuk kishte menduar për mua. Kam lindur në Shkup, kam marrë festë nga Kombëtarja maqedonase, por e kam refuzuar pasi jam ndjerë gjithmonë një shqiptar. Më kujtohet ende telefonata e parë me trajnerin, më ka telefonuar përpara një ndeshje, isha aq i lumtur saqë shënova 3 gola atë ndeshje.
Më kërkojnë në Gjermani, Itali, Arabi dhe Spanjë, në janar do të shkoj në një nga këto kampionatet. Si çdo shqiptar jam i fiksuar pas Serisë A, çdo shqiptar përveç ekipit për të cilin bën tifo në Shqipëri ndjek edhe një skuadër të Serisë A. Goli ndaj Polonisë ishte i mrekullueshëm, duhet ta kem parë me mijëra herë. Në një moment mu afrua Szczęsny dhe më tha: Bravo, nuk e prisja që do të gjuaje nga aty”, deklaroi Asani.
View this post on Instagram