FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gonxhja me ish-kapitenin e Interit, Ranocchia: Mundësi për një “Inter Football Academy” në kryeqytet

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ish-kapitenin e skuadrës italiane të Interit, Andrea Ranocchia, i cili vizitoi Shqipërinë këtë fundjavë.

Gonxhaj dhe Ranochia biseduan për një mundësi konkrete për të ngritur “Inter Football Academy” në kryeqytet, së shpejti. Për ministrin kjo do të ishte një ide dhe objektiv i merituar për punën e shkëlqyer që po bën Inter Club Albania dhe do të ishte një mundësi e artë zhvillimi sportiv e edukativ për Kombinatin e në rang vendi.

”Me ish-kapitenin Andrea Ranocchia dhe delegacionin zyrtar te Inter në Tiranë, folëm për mundësinë konkrete të një “Inter Football Academy” në kryeqytet, së shpejti, një ide dhe objektiv i merituar për punën e shkëlqyer që po bën Inter Club Albania, ku jemi të përfshirë, që do të ishte një mundësi e artë zhvillimi sportiv e edukativ për Kombinatin e në rang vendi, çka do ta ndjekim si projekt e si pasion zikaltër në bashkëpunim me komunitetin e sportit dhe strukturave tona sportive”,-shkroi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?