Asi Hakimi dhe “LuLa”, ja përse Conte mund ta mund Juventusin

Numërimi mbrapsht për super sfidën e së dielës ka nisur. Zikaltrit kanë nevojë për ta rifilluar garën drejt titullit, pas frenimit në dy ndeshjet e fundit, por jo vetëm. Ndeshja kundër Juventusit është gjithashtu një mundësi për të përmbysur trendin e deritanishëm ndaj të ashtuquajturve lojtarë të mëdhenj, pa marrë parasysh mundësinë e shkëlqyeshme për t’u shkëputur nga bardhezinjtë me shtatë pikë, duke gërmuar kështu një hendek të mirë në renditje.  Conte ka akoma disa ditë për të përcaktuar strategjinë dhe formacionin, me shpresën se infermieria nuk do të mbushet më tej. Trajneri nga Lecce e di se ka “ase nën mëngë” për të thyer skuadrën e Pirlos.

“Arma” e parë e Conte mund të jetë vetëm “LuLa”. Lukaku gjeti ritmin e tij, duke u kthyer nga minuta e parë kundër Romës dhe marrëveshja me Lautaro Martinez nuk prodhoi gol vetëm për disa centimetra. Pas 111 golave ​​të sezonit të kaluar (një rekord te zikaltrit që nga viti 1930), belgu dhe argjentinasi vazhdojnë me ritme të larta me 21 gla në total. Ata janë dy hapa mbi çiftin Ronaldo-Morata (me 19 gola). Me ata të dy përpara, Conte mund të flejë i qetë. Duke marrë parasysh se mbrojtja e Juventusit, gjithashtu do të duhet të bëjë pa De Ligt, forca e ndikimit të “LuLa” mund të rezultojë vendimtare në animin e peshores nga ana e Interit.

Për momentin, mbase faktori përcaktues zikaltër është gjendja fantastike e Hakimit. Përpjekja dhe shkathtësia e marokenit në krahun e djathtë po dëshmojnë të jenë vendimtare, duke sjellë edhe rezultate konkrete. Të jemi të saktë: 6 gola dhe 4 asiste, numra prej sulmuesi. Ish-lojtari i Real Madridit tashmë ka shënuar pothuajse të njëjtën sasi golash sa gjithë sezonin e kaluar në Bundesliga (7), me fanellën e Borussia Dortmund, por me një të tretën e paraqitjeve (17 me 54).

Interi ka uri, pas disfatës në Genova dhe barazimit fatkeq në Romë, ku të besuarit e Conte hodhën në erë pesë pikë të rënda, më shumë për dobësitë e tyre sesa për meritat e të tjerëve. Me Milanin përpara, që nuk tregon shenja ngadalësimi, kthimi te suksesi është pothuajse një domosdoshmëri, gjithashtu për moralin e skuadrës. Për zikaltrit është gjithashtu koha të ndryshojnë një prirje e cila, nëse akoma nuk është shqetësuese, është sidoqoftë indikative: në përplasjet me skuadrat e kreut, deri më tani Interi është gëzuar vetëm një herë, më 16 dhjetor kundër Napolit (1-0). Nga ana tjetër, kundër Atalanta, Roma dhe Lazio ka marrë barazime, ndërsa ndaj Milanit u mposhtën.

SHKARKO APP