Askush si Haaland, vendos rekordin e pabesueshëm në Champions League

Erling Haaland vazhdon të shkruajë historinë e futbollit evropian. Sulmuesi norvegjez u bë lojtari më i shpejtë që arrin kuotën e 50 golave në Champions League, duke e realizuar këtë arritje në vetëm 49 ndeshje, një rekord absolut.

Në sfidën mes Manchester City dhe Napolit, Haaland hapi serinë e golave për “citizens” pas një asistimi perfekt nga Phil Foden, duke vulosur një tjetër moment historik në karrierën e tij.

Me këtë gol, ai theu rekordin e Ruud van Nistelrooy, i cili kishte nevojë për 62 ndeshje për të arritur shifrën e 50 golave në Champions (me Real Madridin, më 2007).

Swiss Digital Desktop Reklama

Haaland e nisi rrugëtimin e tij në këtë kompeticion në sezonin 2019/20 me Salzburg, ku debutoi me një “hat-trick” në fitoren 6-2 ndaj Genk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas tij në renditje qëndrojnë emra të mëdhenj:

Leo Messi – 50 gola në 66 ndeshje

Robert Lewandowski – 77 ndeshje

Kylian Mbappé – 79 ndeshje

Rekordi i ri e konfirmon Haaland si një nga sulmuesit më të frikshëm dhe më efikas që ka parë ndonjëherë Champions League.

Askush si Haaland, vendos rekordin e pabesueshëm në Champions League

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?