“Asllaaaa”, goli i mesfushorit shqiptar zgjidhet më i bukuri i muajit nga tifozët e Interit

Kristjan Asllani ka mbyllur në muaj mars mjaft të mirë në aspektin personal, pasi ka rifituar hapësirat që i mungonin te Interi duke u aktivizuar më rregullisht.

Mesfushori shënoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Genoas, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 2-0 në ndeshje jo pak të komplikuar. Një gol i cili tashmë është përzgjedhur si më i bukuri i muajit mars nga tifozët zikaltër.

Ka qenë vetë klubi i Interit i cili ka bërë të ditur rezultatin e votimit me mesfushorin që ishte më i votuari nga ndjekësit. “I madh Asllaaaa”, shkruante Interi përkrah videos së golit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
COWABUNGA! 🤙🤙 | INTER 2-1 GENOA | HIGHLIGHTS | SERIE A 23/24 ⚫🔵🇬🇧

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?