Asllani dhe Ismajli i shkaktojnë humbjen e parë Romës në Seria A

Roma pëson një humbje surprizë 1-0 në “Stadio Olimpico” ndaj Torinos, në ndeshjen e mesditës për javën e tretë të Serie A, duke frenuar kështu ecurinë pas dy fitoreve radhazi.

Kristjan Asllani dhe Ardjan Ismajli ishin në fushë që nga minuta e parë, duek bërë një paraqitje shumë të mirë, ndërkohë që të dy u ndëshkuan dhe me karton të verdhë.

Skuadra e Gasperinit dominoi zotërimin e topit, por nuk arriti kurrë të krijojë raste të rrezikshme për të shqetësuar mbrojtjen kundërshtare. Nga ana tjetër, ekipi i Baronit rezistoi me organizim të mirë dhe në minutën e 60-të goditi me një kundërsulm perfekt, i finalizuar në mënyrë të shkëlqyer nga Simeone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rezultat, verdhekuqtë nuk arrijnë të mbajnë hapin me Juventusin dhe Napolin në krye, ndërsa “granatat” regjistrojnë fitoren e parë të sezonit, duke marrë tre pikë të vlefshme për moralin dhe renditjen. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?