Asllani dhe Ismajli pësojnë humbje të thellë ndaj Atalantës së Gjimshitit

Atalanta bën detyrën në sfidën e radhës duke shkuar në kuotën e 8 pikëve. Skuadra e Juric shënoi fitoren e dytë radhazi falë një performance të shkëlqyer në pjesën e parë dhe një Nikola Krstovic në superformë, autor i një dopiete (30’ dhe 38’). Mes dy golave të tij u shënua edhe rrjeta e Sulemanës (35’), i cili dha gjithashtu një asist.

Torino zhgënjeu sërish, duke u dorëzuar që në 45 minutat e para dhe u shoqërua me fishkëllima e protesta nga tifozët. Ekipi i Baroni-t humbi menjëherë Zaleëskin e Hienin për shkak dëmtimesh dhe nuk gjeti asnjë reagim në lojë.

Në pjesën e dytë, me hyrjen e Tamezes, Adamsit dhe Casadeit, granatat provuan të ndryshojnë ritmin, duke u mbështetur te Simeone për disa raste të rrezikshme. Megjithatë, Atalanta nuk u dorëzua dhe portieri Carnesecchi ishte protagonist absolut, duke ndalur penalltinë e Duvan Zapatës në minutën e 72-të dhe duke prishur çdo shpresë për rikthim të Torinos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër notë negative ishte paraqitja e dobët e Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit, të cilët nuk arritën të bëjnë diferencën dhe u dukën të pafuqishëm përballë presionit të Atalantës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?