Asllani gjen rrugën e rrjetës me Interin, qetësi “vrastare” nga mesfushori shqiptar (VIDEO)
Aktualitet Sporti E Shtunë, 3 Maj 2025 20:58
Interi ka arritur që të kalojë në avantazh ndaj Veronës, në duelin që po luhet aktualisht në Seria A. Në minutën e 9-të, Kristjan Asllani mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke arritur që ta ekzekutojë në perfeksion.
Me një qetësi vrastare, mesfushori shqiptar e dërgoi në cepin tjetër të hedhjes së portierit.
⚽️GOAL | Inter 1 – 0 Verona | Asllani
Stream here 👉🏽 https://t.co/i80dDeTPm7
— Goal Rush (@goal_rush03) May 3, 2025
KOHA JONË SONDAZH

