Asllani gjithnjë e më pranë largimit nga Torino, drejtori Petrachi: Presim më shumë prej tij!

E ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet e paqartë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të rikthehet te Interi, me Torinon që po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së parakohshme të huazimit. Për një lëvizje të tillë, megjithatë, nevojitet edhe miratimi i klubit zikaltër.

Nëse Asllani do të kthehej në Milano, ai nuk do të vihej në dispozicion të trajnerit Cristian Chivu. Përkundrazi, për 22-vjeçarin do të hapej menjëherë skenari i një transferimi të ri, këtë herë jashtë Italisë, me disa klube të huaja që po monitorojnë situatën.

Para se të transferohej te Torino, Asllani kishte qenë në radar edhe të Bolognës, e cila e kërkonte atë me karton të plotë. Mesfushori u bashkua me granatët gjatë verës në formë huazimi të kushtueshëm prej 1.5 milionë eurosh, me të drejtë blerjeje të fiksuar në 11.5 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori sportiv i Torinos, Gianluca Petrachi, ka komentuar së fundmi situatën e lojtarit, duke kërkuar më shumë prej tij. “Presim shumë më tepër nga Asllani. Është një lojtar i rëndësishëm që duhet ta tregojë në fushë se meriton të jetë titullar, ashtu si edhe të tjerë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Petrachi shtoi se mesfushori aktualisht është në stol, por shpresa e klubit është që ai të rikthehet titullar, duke nënvizuar se e njëjta kërkesë vlen për të gjithë skuadrën: “Duhet ajo ‘egërsia’ e shëndetshme që ua kërkoj të gjithë djemve”.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Asllanit, mes një rikthimi formal te Interi dhe një aventure të re jashtë kufijve italianë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?