Asllani i keqardhur: Na vjen shumë keq për tifozët, ishte e vështirë

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani ka dhënë deklaratë pas ndeshjes me Italinë për mikrofonin e “TV Klan”.

“Kemi patur atë rastin e fundit dhe nuk e barazuam, e gjetëm golin në fillim me Bajramin por më pas u ulëm shuëm mbrapa dhe ne kemi vrapuar shumë, por ishim një skuadër që luajtëm deri në fundi, erdhi dhe rasti i Rei por Donaruma e priti.

Më vjen keq për tifozët se kanë bërë një gjë të bukur në stadium dhe jashtë tij. Ata janë të fortë, sulmuan fort, ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin, po vraponim shumë, por ishim një grup dhe do të vazhdojmë kështu për ndeshjet e tjera. Mund të them që më vjen shumë keq për tifozët që sju dhamë një rezultat pozitiv, por futbolli kështu është, i falenderojmë me zemër dhe shpresojmë të bëjmë naj gjë më tepër këto dy ndeshje”, deklaroi Asllani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?