Asllani: Këtë vit synojmë të gjitha objektivat, mezi pres të luajmë në “San Siro”
Krstjan Asllani është shfaqur i lumtur pas triumfit të Interit në miqësore ndaj Las Palmasit 3-0, aty ku mesfushori i kombëtares tonë luajti si titullar. Mesfushori shqiptar foli për përgatitjet e sezonit të ri që sapo kanë nisur dhe objektivat përpara me Interin.
“Lojtarët e rinj po përshtaten shumë mirë dhe ne e dimë se është e lehtë të futesh në grupin tonë. Këtë vit do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten, jemi një ekip i madh dhe duhet të synojmë për të gjitha objektivat.
Ishte shumë emocionuese që të dalësh në fushë me dy yjet në gjoks, tani mezi presim të luajmë sërish në San Siro para të gjithë tifozëve tanë”, tha Kristjan Asllani.
KOHA JONË SONDAZH

