Asllani: Kontrata e re me Interin është krenari, si një pikënisje për t’u rritur dhe përmirësuar

Kristjan Asllani rinovoi ditën e djeshme kontratën me Interin deri në vitin 2028, duke konfirmuar besimin e madh që ka klubi zikaltër te vlerat e tij.  Mesfushori mbërriti nga Empoli në verën e vitit 2021 dhe është në sezonin e tij të tretë me zikaltërit. Lojtari i përfaqësueses kuqezi tregon emocionet për rinovimin me Interin për kanalin e klubit.

“Për mua gjithnjë ka qenë një ëndërr që të luaj me këtë ekip, është nder që ta vesh këtë fanellë. Kjo kontratë për mua është krenari! Por e marr si pikënisje, shans nga ku synoj të rritem e përmirësohem. Më është dhënë mundësia të stërvitem me kampionë, e kjo më lumturon. Jam i sigurt se edhe shokët më kanë ndihmuar në këtë rinovim.

Në nivelin personal sigurisht dua të rritem e të përmirësohem dita ditës. Kjo është ajo që më duhet! Jam 22 vjeç e duhet të përmirësohem në shumë gjëra, këtë e di edhe vetë! Me ekipin, kur je tek Interi duhet të kërkosh të fitosh sa më shumë. Me siguri do të synojmë trofe. E dimë se nuk është e lehtë të mbrosh titullin, por do të jap maksimumin” u shpreh Asllani.

Nga nisja e sezonit, Asllani ka luajtur 115 minuta në 4 takimet e para, ndërsa kundër Monzës e nisi si titullar. Mesfushori shqiptar e ka veshur fanellën zikaltër që nga vera e vitit 2022, ndërsa ka luajtur gjithsej 64 takime dhe ka shënuar një gol.

SHKARKO APP