Asllani: Nuk dua të gënjej, ende kam keqardhje për titullin që humbëm!

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mikrofonat e Sky Sport në prag të finales së madhe të Champions League, duke reflektuar edhe mbi sezonin që po shkon drejt fundit.

“As nuk dua të gënjej, ndjej ende keqardhje për kampionatin e humbur sepse ishte një objektiv që e kishim që në fillim. Por tani kemi një ndeshje të madhe përpara, dhe do të rikthehemi në stërvitje për të studiuar kundërshtarin. Jemi krenarë që kemi arritur deri këtu. Champions është një kupë shumë konkurruese, dhe është e vështirë të mbërrish në fund. Dy vite më parë e humbëm, tani duhet të futemi në fushë me vendosmërinë e duhur për ta fituar”.

I pyetur për forcën mendore që duhet në një finale, Asllani tha: “Kur ke luajtur kaq shumë ndeshje, do të thotë që është bërë një punë e madhe. Kemi mbërritur deri në fund në të gjitha kompeticionet, përveç Kupës së Italisë. Nuk duhet të mendojmë për lodhjen, sepse asnjëri nuk e bën këtë. Në një ndeshje të tillë duhet të jesh i qetë në kokë, sepse nuk ndodh çdo ditë. Kemi vetëm një mision: ta fitojmë këtë kupë sepse e meritojmë, nga magazinierët deri te lojtarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për përballjen me PSG-në, ai shtoi: “Jemi një skuadër e fortë, eliminimi i Bayern Munich dhe Barcelonës ishte shumë i vështirë, gati i pamendueshëm. Por ia dolëm me një rrugëtim të bukur, duke pësuar pak gola. Duhet ta shijojmë këtë moment dhe të përgatitemi mirë në këto 4-5 ditë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për mundësinë që të luajë në finale, Asllani u shpreh: “Kur je pjesë e një skuadre si Interi, me kaq shumë ndeshje, duhet të jesh gjithmonë gati. Ka ndeshje ku nuk luan mirë, por jam me fat që kam këta shokë skuadre. Ky është një grup i mrekullueshëm, dhe nuk e them ngaqë po flas para kamerave. Duhet të luaj për ta, çfarëdo hapësire që të kem, për gjithçka që ata kanë bërë për mua”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?