Asllani prezantohet te Torino: Këtë projekt kërkoja, ky klub beson shumë te unë!

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, është prezantuar si lojtari më i ri i Torinos, duke folur me entuziazëm për këtë aventurë të re pas largimit nga Interi.

“Kërkoja një projekt si ky, këtu të gjithë besojnë tek unë: ishte një zgjedhje e lehtë, edhe pse ditët e fundit të merkatos ishin të lodhshme. Kam gjetur një grup të shëndoshë dhe djem të mirë. Më kanë pritur shkëlqyeshëm dhe jam i bindur që së bashku mund të arrijmë gjëra të bukura. Kam cilësinë të godas mirë nga goditjet e dënimit dhe dua të shënoj 3-4 gola për të ndihmuar skuadrën”, u shpreh Asllani për kanalet zyrtare të klubit.

Duke u ndalur te e kaluara e tij, shqiptari kujtoi hapat e parë dhe eksperiencën te Interi:“Empoli ishte një etapë shumë e rëndësishme, aty fitova edhe kampionatin Primavera. Pastaj erdhi thirrja e Interit dhe për një tifoz zikaltër si unë ishte e pamundur të thoja jo. Të luaja me atë fanellë ishte e pabesueshme: fituam titullin e dytë me yll, u rrita shumë edhe si njeri. Tani dua të jem për të rinjtë e Torinos ajo që ishin Çalhanoglu dhe Barella për mua, shembuj brenda dhe jashtë fushës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë prezantim, Asllani jo vetëm konfirmon ambiciet e tij, por edhe premton të bëhet një nga liderët e rinj të skuadrës së Tudor.

Swiss Digital Mobile Reklama
GET TO KNOW ASLLANI | INTERVIEW SEASON 2025/26

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?