Asllani rigjen buzëqeshjen, kryen kontrollet mjekësore me Besiktas

Kristjan Asllani më në fund rigjen buzëqeshjen. Mesfushori shqiptar i cili mbeti jashtë planeve të Torinos pas vetëm gjashtë muajsh huazim nga Interi, ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht drejtim dhe të nisë një eksperiencë jashtë Italisë.

Destinacioni i ri i Asllanit është Turqia, ku do të veshë fanellën e Besiktas, pas një marrëveshjeje të arritur me klubin zikaltër në formulën huazim me të drejtë blerjeje, me një shifër të vendosur rreth 12-13 milionë euro.

Klubi turk e ka zyrtarizuar praktikisht afrimin e mesfushorit shqiptar përmes një komunikimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se lojtari ka kaluar procesin e plotë të vizitave mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Futbollisti profesionist Kristjan Asllani, me të cilin kemi nisur negociatat për transferimin, është paraqitur për vizita mjekësore në Spitalin Acibadem Altunizade,” shkruan Besiktas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas njoftimit, Asllani iu nënshtrua analizave të gjakut dhe kontrolleve të detajuara në disa departamente mjekësore, përfshirë:

ortopedi

mjekësi të brendshme

okulistikë

ORL (vesh-hundë-fyt)

kirurgji e përgjithshme

kardiologji

Ndërsa procesi u mbyll me testet pulmonare dhe testet e sforcos.

Transferimi konfirmon zërat e fundit të merkatos për kalimin e Asllanit në Superligën turke, ku Besiktas aktualisht renditet në vendin e 5-të, me 33 pikë në 19 javë.

Për Asllanin kjo lëvizje shihet si një mundësi e artë për të rigjetur formën më të mirë, pas një periudhe të vështirë me Torinon, ku hapësirat ishin të pakta dhe roli i tij u zvogëlua ndjeshëm.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?