Asllani rrezikon të mungojë në sfidën e parë në Seria A
Kristjan Asllanit rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë kundër Genoas në kampionat. Mesfushori i Kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim në miqësoren ndaj Chelsea-t dhe sipas “Sky” do të duhet që të kryejë disa stërvitje i diferencuar sepse nuk është në 100% të formës së tij fizike.
Nuk bëhet fjalë për dëmtim të rëndë, por lodhje muskulore që kërkon kujdes për të mos u shndërruar në tërheqje muskulore.
Me grupin ka punuar gjithashtu Lautaro Martinez, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë ndeshje miqësore. Ai është një element i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi dhe do të zbresë në fushën e lojës si titullar.