Asllani shkëlqen në Turqi me Besiktasin, jep asist në fitoren e thellë
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka nisur të lërë gjurmë me skuadrën e re në Turqi, duke dhënë asist në fitoren e thellë 4-0 ndaj Göztepe në kampionatin turk.
23-vjeçari ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 81 minuta, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua pozitivisht, duke marrë notën 6.9 për kontributin në lojë. Kjo ishte ndeshja e tretë e Asllanit me fanellën e Beşiktaş, ku ai u transferua gjatë merkatos së janarit nga Torino në Serie A.
Performancat e tij pritet të ndiqen me interes në vijim të sezonit, në një fazë të rëndësishme për skuadrën turke, ku mesfushori shqiptar synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira dhe rol vendimtar në formacion.
KOHA JONË SONDAZH

