Asllani zyrtarisht në merkato, Torino e rikthen te skuadra e Interit
Kristjan Asllani është zyrtarisht në merkato. Konfirmimi erdhi nga drejtori sportiv i Torinos, Gianluca Petrachi, i cili para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Romës, duke folur për lojtarët e përjashtuar nga lista, u shpreh qartë edhe për mesfushorin shqiptar: “Janë lojtarë në shitje, kjo është e dukshme”.
Në javët e fundit, në ambientin granata ishte shfaqur pakënaqësi për paraqitjet e ish-lojtarit të Empolit dhe ishte hedhur ideja e ndërprerjes së parakohshme të huazimit nga Interi. Megjithatë, presidenti Urbano Cairo dhe trajneri Marco Baroni kishin tentuar të zbusnin situatën me deklarata pozitive për lojtarin.
Pas mos-grumbullimit në Kupë dhe deklaratës së Petrachi-t, këto versione nuk qëndrojnë më. Tani duhet gjetur një zgjidhje edhe me Interin, që e konsideron të mbyllur ciklin e Asllanit. Së fundmi është regjistruar interes nga Paris FC, ndërsa priten zhvillime në ditët në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

