Asllanit i del emri në Paris, ja klubi që kërkon mesfushorin shqiptar

E ardhmja e Kristjan Asllanit pritet të marrë një drejtim të ri, jo vetëm larg Torinos, por ndoshta edhe jashtë Serie A. Pas vendimit të klubit torinez për të ndërprerë huazimin e mesfushorit shqiptar, Interi ka nisur menjëherë lëvizjet për t’i gjetur një sistemim të ri gjatë merkatos së janarit.

Interesimi për 22-vjeçarin nuk ka munguar në Itali, me Genoan, Bolognën dhe Cagliarin që kanë shfaqur dëshirën për shërbimet e tij. Megjithatë, këto pista janë mbyllur pasi vetë Asllani ka zgjedhur të mos i pranojë ofertat e ardhura nga këto klube.

Sipas asaj që raporton “Footmercato.net”, në garë për mesfushorin elbasanas është futur edhe Paris FC, skuadër që militon në Ligue 1 dhe aktualisht ndodhet në zonën e poshtme të renditjes, duke luftuar për mbijetesën. Klubi parizien ka një projekt ambicioz për të ardhmen dhe po e sheh Asllanin si një element të rëndësishëm për mesfushën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, por shanset që ai të jetë pjesë e planeve të Cristian Chivu duken minimale, ndaj largimi brenda këtij muaji pritet të konkretizohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?