Asnjë mungesë dhe shumë pritje, Tare përgatit rinovimin për Strakoshën

Thomas Strakosha ka meritën e tij në ecurinë fantastike të Lazios. Gardiani shqiptar po konfirmohet një ndër portierët më të mirë të Serie A mes shtyllave të skuadrës bardhekaltër.

Kontrata e 24-vjeçarit me Lazion përfundon në verën e vitit 2022 dhe Igli Tare ka gati rinovimin për patriotin e tij. Mediat italiane raportojnë se Strakoshën e pret një dyfishim rroge, nga 1 milion euro në sezon në 2 milion të tilla.

Strakosha i ka luajtur të 23 ndeshjet e kampionatit këtë sezon, duke qenë një ndër lojtarët me më shumë minuta në formacionin e Simone Inzaghit. Nesër luhet sfida për titull ndaj Interit dhe Strakosha me shokë do të tentojnë fitoren në një “Olimpico” të mbushur plot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?