Astrit Hafizi reagon ndaj De Biazit: Mos i fyej kolegët

Astrit Hafizi ka replikuar pas intervistës së Xhani De Biazit. Ky i fundit tha një ditë më parë, se Hafizi e kritikon se është xheloz për rezultatet e kësaj Kombëtareje.

Sipas De Biazit, Hafizi ka pasur në drejtim një brez të artë lojtarësh kur ishte trajner i Kombëtares, por dështoi të arrinte ndonjë rezultat. Teksa Hafizi i përgjigjet sot te “Panorama Sport”, duke thënë se De Biazi është arrogant.

“Nuk mund të kem kurrsesi xhelozi kur po drejtojmë një skuadër në dy epoka krejtësisht të ndryshme. Kush ka mend e kupton këtë. Por ne presim që të huajt dhe në veçanti italianët të reflektojnë edhe një kulturë ndryshe në krye të ekipit përfaqësues dhe jo të fyejnë kolegët e tyre”, thotë Hafizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, De Biazi e sulmon sepse ai e ka kritikuar pse la jashtë Kombëtares në Europian Gjimshitin, ndërkohë që sot ai është titullar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?